Investimet e huaja dhe bashkimin e korporatave
Siguria juridike dhe evitimi i procedurave burakratike për Investitorët e huaj është më se e domosdoshme, andaj përmes shërbimeve tona profesionale bëjmë që Kosova të jetë ambient i pranueshëm për investitorët e huaj për të bërë biznes.
Bashkimi i kapitalit përmes investimeve të përbashkëta brenda dhe jashtë Kosovës duke krijuar Korporata të reja, realizohet përmes procesit ligjor, dhe ekipi ynë ofron shërbime profesionale.
Po ashtu ofrojmë siguri juridike për investimet tuaja jashtë Kosovës, në vendet e BE-së dhe më gjërë. Në këto raste ofrojmë themelimin dhe regjistrimin e bizneseve konform legjislacionit te vendit te huaj.