E drejta Civile
Ndër të drejtat civile e drejta pronësore dhe e drejta e banimit për shkak të specifikave të krijuara nga ndryshimet e shumta të legjislacionit dhe rethanave të viteve 90-ta, janë të drejta të rëndësisë së veçantë në Kosovën e pas luftës. Ekspertiza shumëvjeçare në trajtimin dhe zgjidhjen e qindra rasteve e bënë ekipën tonë kompetente për të zgjidhur rastet më komplekse pronësore dhe të banimit.
Problemet e shumta të trashegimisë komplekse në rastet kontesutuese trajtohen me shpejtësi nga ekipi ynë.
Organizimi i bashkëpronarëve dhe mbrojtja e të drejtave të tyre të bashkëpronësisë në objektet afariste dhe banesore, themelimi dhe funksionalizmi i shoqatave të banorëve është fushëveprim specifik i ekipës tonë.