Kushtetuese dhe Administrative
Ne ofrojmë shërbime ligjore dhe asistencë nga hartimi i legjislacionit deri te rishikimet gjyqësore, si dhe në vendimmarrje deri te interpretimi statutor, duke përfshirë të gjitha ligjet dhe parimet ligjore që rregullojnë administrimin dhe rregullimin e agjencive qeveritare. Shëndeti publik, arsimi, strehimi dhe shërbime të tjera publike mund të konsiderohen si pjesë e korpusit të shërbimeve ligjore që ne ofrojmë.
Shumë shpesh organet e administratës publike qoftë komunale apo qëndrore me aktet e tyre administrative cenojnë të drejtat e personave fizik dhe juridik.
Përmes ekspertizës shumëvjeçare ofrojmë shërbime profesionale ligjore për përfaqësim cilësor pranë organeve të administratës publike, duke kontestuar vendimet e tyre, njëkohesisht duke i ndërgjegjësuar për një vendimmarrje të drejtë dhe profesionale.
Të drejtat themelore të njeriut duhen mbrojtur dhe për këtë ofrojmë shërbimin tonë ligjor për përfaqësim në Gjykatën Kushtetuese, kundrejt shkeljes së ligjshmërisë dhe kushtetueshmërisë të organeve të administratës publike dhe Gjykatave në Kosovë.