A Rafet Ferizi është avokat i licencuar në Republikën e Kosovës dhe praktika e tij fokusohet në kontestet komplekse civile, të drejtën tregtare, ligjin për investime, arbitrazhin/ndërmjetësimin, konkurrencën, duke përfshirë por pa u kufizuar në kontestet Kushtetuese dhe Administrative. Z. Ferizi është i specializuar në të Drejtën Administrative, dhe ka qenë pjesë e Trajnimit për të Drejtën Administrative të organizuar nga USAID. Z. Ferizi është gjithashtu i specializuar nga Universiteti i Pitsburgut – SHBA, në Shitjet Ndërkombëtare dhe të Drejtën Ndërkombëtare Publike. Ai gjithashtu ka më shumë se 10 vjet përvojë në procesin e likuidimit, koncesionit dhe privatizimit të Ndërmarrjeve Shoqërore të Kosovës dhe gjithashtu përvojë të gjerë në çështjet gjyqësore që kanë të bëjnë kryesisht me kërkesat pronësore kundër pronave shtetërore. Ai gjithashtu ka punuar si Këshilltar Ligjor, duke ndihmuar në çështjet që kanë të bëjnë me Administrimin e Ndërmarrjeve Shoqërore si dhe në përgatitjen e aseteve të tilla për procesin e privatizimit. Z. Ferizi flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, angleze dhe serbe.