Zyrja Prishtinë

Rr.UCK, Prishtinë
Phone: +383 44534777
Email: info@icl.legal.com

ICL – Investment Corporate Lawyers

i

ICL Legal

"
HYRJE NË SISTEMIN LIGJOR NË KOSOVË
Arsim Bajrami • Enver Hasani • Hajredin Kuçi

Të drejtave të njeriut sipas të drejtës së UE-së dhe KE-së dhe ndikimi i tyre në
sistemin juridik të Kosovës.

Sipas UE-së dhe KE-së, të drejtat e njeriut janë vlera universale dhe të pandashme dhe
në mënyrë aktive angazhohen në promovimin dhe mbrojtjen e tyre brenda kufijve të
UE-së, ndër tjera edhe përmes angazhimit në marrëdhënie me vendet jo anëtare të UEsë. Domethënë, të drejtat e njeriut, demokracia dhe sundimi i ligjit janë vlerat
themelore të Unionit Evropian, të inkorporuara në traktate themeluese, forcuar më tej
kur UE-ja miratoi Kartën e të Drejtave Themelore në vitin 2000 dhe ripohoi kur Karta hyri në fuqi me hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës në vitin 2009.

Një fuqizim
juridik i tillë i Konventës në kuadër të UE-së ka mundësuar që Gjykata Evropiane e
Drejtësisë dhe gjykatat nacionale të lëvizin drejt një vendimmarrjeje që bazohet në të
drejtat themelore të njeriut edhe në rastet kur zbatojnë të drejtën e UE-së. GJED-ja ka
raste kur ka vendosur me ketë qasje.254 Ky diskurs i referimit në liritë themelore është
sugjeruar edhe në kontekstin e akteve juridike të UE-së, edhe pse ka raste të
direktivave në sferën e së drejtës private ku ka ndodhur e kundërta. Kjo ndodh në
tensionet që ka e drejta private dhe të drejtat themelore, p.sh. të autonomia e palëve,
përballë palëve tjera.255 Pas Traktatit të Lisbonës qasja interpretuese dhe
vendimmarrëse ka shkuar në trajektoren e respektimit të të drejtave themelore.