Gjykata Themelore Prishtinë
Për cilat lloje të çështjeve është
kompetente gjykata?
1. Çështjet civile siç janë:
• Divorci
• Verifikimin ose kundërshtimin e mëmësisë dhe
atësisë
• Kontestet e trashëgimisë
• Kontestet e punës
• Kompensim dëmi
2. Çështjet penale të sanksionuara sipas kodit
penal të Republikës së Kosovës, siç janë:
• Vrasje
• Sulm
• Trafikim
• Plaçkitje
• Vjedhje të rënduar
3. Çështjet Administrative
• Padive kundër akteve administrative përfundimtare, padi ndaj një vendimi nga administrata
publike, qeveria qendrore ose organi tjetër që
është rezultat i një procedure administrative
• Paditë kundër vendimeve përfundimtare të:
» Administratës kompetente fiskale
» Doganore, ose
» Administratës komunale lidhur me taksat,
detyrimet doganore dhe çdo kontribut tjetër
4. Çështjet Ekonomike
• Kontestet ndërmjet personave juridik vendor dhe
të huaj lidhur me çështjet e tyre afariste
• Riorganizim, falimentim dhe shuarjen e personave
juridikë
• Kontestet lidhur me cenimin e konkurrencës,
keqpërdorim apo monopolizim
• Mbrojtjen e të drejtave pronësore dhe të pronës
intelektual, dhe lëndë të tjera të natyrës
ekonomike.